Një tjetër personazh i njohur që ka rrëfyer se është infektuar me COVID-19 është moderatorja Fjodora Fjora. Ajo ka rrëfyer nëpërmjet disa videove në Instagram eksperiencën e saj në betejën me virusin dhe simptomat të cilat përjetoi.
Fjodora ka treguar se nuk e di nga është infektuar, por ka qëndruar për 16 ditë e izoluar larg familjes. Vetëm ditën e sotme ajo ka mposhtur virusin dhe u rikthye në normalitet. Ajo është shprehur se pjesa më e tmerrshme e këtyre ditëve ka qenë humbja e nuhatjes dhe shijes, të cilat i janë rikthyer vetëm pak ditë më parë.
Fatmirësisht çdo gjë ka kaluar dhe gjëja e parë që moderatorja bëri ishte një xhiro me makinë dhe një shëtitje buzë detit për të shijuar sërish lirinë.