Bora Zemani është sot një nga moderatoret më të komentuara dhe pjesa më e madhe mund ta njohin nga “Për’puthen” apo emisione si “3-shat”, apo “Kënga Magjike”. Por, dikur para 13 vitesh Bora ka qenë velinë e “Fiks Fare.
Sot ajo ka qenë e ftuar në “Ëndërrtjerrësit” ku është folur për emisionin investigativ, e sigurisht janë publikuar edhe pamjet kur Bora ishte 17 vjeç. Me një fizik për tu patur zili dhe e buzëqeshur si tani, ndryshimi më i madh i Borës janë flokët. Prej shumë vitesh ajo ka vendosur të jetë brune por asokohe ka qenë bjonde.
I ftuar krah saj për të folur rreth asaj periudhe na qenë edhe Saimir Kodra. Ai tregoi se Bora ka qenë shumë e trupshme dhe me komplekse. “Thoshte: “Po më vjen turp nga gjoksi”. Po drejtohu mi dreq mos më rri ashtu. Rrinte duke ulur minifundin. Por, nuk na e tregoi këtë histori!”- tha ai teksa Bora konfirmoi çdo fjalë.