Pas një bashkëpunimi të suksesshëm me këngën “Cep Më Cep” në duet me Renis Gjokën, këngëtarja Eneda Tarifa ka vendosur mos ndalet këtë verë vetëm me një këngë. Këtë të Dielë është publikuar videoklipi i këngës “Kjani Trima”, e publikuar premierë në datë 22 Korrik në të gjitha platformat muzikore ndërkombëtare nga GO Digital Media.
Një këngë e vjetër arbëreshe e më pas e trashëguar tek Arvanitasit në dedikim të Skëndërbeut, “Kjani Trima” vjen në një version të përpunuar me ritme dance për tu vendosur në playlist-ën e hiteve verore të këtij sezoni, pa humbur elementet etnik por dhe shqipen e vjetër.
“Kjani Trima” vjen pas një pune intensive prej afro 1 vit duke u finalizuar me publikimin e klipit, i cili është një ndërthurje e modernes dhe të shkuarës. Ndërsa nuk mungojnë elementët autentik shqiptar të veshjeve të kuruar deri në detaje nga Ardi Asllani.
Versioni remake u bë i mundur nga DON Production nga puna e të talentuarëve Gramoz Kozeli dhe Klajv Kajno dhe këmbënguljes së këngëtares e cila dëshironte ta sillte në një version të sajin dhe modern këngën e vjetër arbëreshe.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ju ftojnë ta dëgjoni dhe shikoni videon në vazhdim dhe ta bëni pjesë të argëtimit tuaj këtë verë!