Të premten, më 29 janar përballë Ermalit në “6 Ditë Pa Ermalin” në kanalet “T” dhe “Plus HD” të platformës Digitalb, është i ftuar një personazh aspak i lehtë…e as i thjeshtë për moderatorin.
Ermal Mamaqi do të ketë të ftuar kryeministrin Edi Rama dhe regjistrimi i emisionit nisi “i nxehtë” mes dy protagonistëve.
Ata u përplasën që në fillim se kush do të realizonte videon informuese. Kush fitoi? Për më shumë ndiqni videon e postuar nga Kryeministri Edi Rama në Facebook, e gjatë 1 minutë e 44 sekonda me mbishkrimin “Sherr me Ermalin”
Marrë nga Top Channel