Gazetarët janë nxjerrë me forcë nga spitali I Korçës. Ka qenë Shefi I Urgjencës që I ka ofernduar dhe I ka nxjerrë jashtë spitali me force, raporton FaxNews.
“Kam urdhër nga Kryeministria nuk pyes për drejtorin e spitalit që ju autorizoi të hyni dhe për askënd tjetër. Edhe pse keni ardhur me kërkesë të vetë pacientes nuk më intereson fare. Jua thyej telefonat po zhdukuni jashtë”,- ka ofenduar dhe ka shtyrë me dhunë gazetarët e disa mediave duke perdorur fyerje ordinere, Dhimiter Samara.
Gazetarja e Fax news, Lediona Xheladinaj shkoi të takonte edukatoren e dhunuar.
Në tentativë për të bërë punën e saj, Lediona ka kaluar peripeci në Urgjencën e Korçës, pasi është shtyrë nga shefi i këtij institucioni, dhe është nxjerrë jashtë.
Edukatorja, Suzana Braimllari u dhunua brutalisht nga drejtoresha e kopshtit Laureta Asllani.
Burimet thonë se sherri mes tyre ka ndodhur për motive banale. E dëmtuara ka pohuar se është dhunuar nga drejtoresha pasi një prej prindërve është ankuar për sjelljen e saj.
(F.M/Faxweb)