Të gjithë shqiptarët në të katër anët e botës festuan sot 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit – në mënyrat e tyre.
Në këtë ditë nuk mund të mungonin edhe urimet e personazheve të njohur ndërkombëtarë duke nisur nga Dua Lipa te emra të tjerë të rëndësishëm që na nderojnë çdo ditë të vitit.
Mirëpo, Bebe Rexha ka zgjedhur një mënyrë akoma më “cool” për të festuar këtë festë.
E veshur kuq e zi, hipur në makinë dhe nën tingujt e këngës së Flor Mumajesit dhe Elvana Gjatës, “Kuq e Zi”, Bebe Rexha dhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë parakaluar rrugëve të Los Angelesit.
Në videot e postuara nga vetë këngëtarja shqiptare, po të mos ishte për faktin që ne e dimë që ajo banon në LA, do të mendonim se ndodhet në një qytet shqiptar.
Krijuesja e hitit “No Broken Hearted” do të jetë pjesë edhe e një eventi të organizuar nga shqiptarët në SHBA
https://www.youtube.com/watch?v=70vHMoHXtCo&ab_channel=GoDigitalMedia