Me siguri deri më tani, edhe nëse nuk keni parë asnjë puntatë të “Për’puthen”, e keni mësuar për atë që ka ndodhur mes Teas, Andit dhe Beartit.
Gjithsesi duket se historia është larg përfundimit dhe i fundit që ka folur është pikërisht Bearti. Mbrëmjen e djeshme ai ka publikuar një video në Instagram-in e tij, ku duket se flet në emrin e tij dhe të Teas. Ndër të tjera ai thotë se gjithçka që po përflitet është e vërtetë, ata janë bashkë, ndërsa betohet se në këtë situatë Tea është e pafajshme dhe ashtu si publiku është viktimë (nuk do shkonim deri aty por okej).
Bearti po ashtu thotë se me kohën do ta zbulohet e vërteta dhe siguron se lidhja e tij me Tean është një histori dashurie shumë e fortë.
https://youtu.be/-I8wYOakFBk