Dy muaj, pasi i shembën një pjesë të shtëpisë, Mimoza Korra mbetet ende në pritje të një përgjigje nga bashkia e Tiranës për ti pastruar inertet që ja la në derë. Ajo thotë se i ka shkruar edhe kryebashkiakut Veliaj, por asnjë përgjigje.
Prej gati 2 muajsh, bashkia Tiranë shembi një pjesë të shtëpisë së Mimoza Korrës në rrugën “Sadik Petrela” .
Që prej asaj dite inertet janë aty duke shkaktuar shqetësim tek pronarja e shtëpisë.
“Erdhi bashkia dhe më prishi avllinë, mirë që e prishi por as nuk po e rregullojnë.”
51-vjeçarja thotë se pasi ju shemb një pjesë e shtëpisë për të bërë rrugën, sa herë që ka reshje shiu i gjithë uji hyn brenda në banesë.
“Ra gjithë ai shiu i madh, mu fut uji brenda në shtëpi. Mu lagën me orendi, me rroba. Unë jam e sëmurë me astmë, nuk duroj dot lagështirën.”
Për problemin Mimoza i ka shkruar dhe kryebashkiakut Veliaj, por deri më tani pa përgjigje.
“Kam kapur inxhnierin, se ka vënë ujin në zjar fare.I kam shkruar dhe Erion Veliajt dhe se ka vënë ujin në zjarr fare.”
E sëmurë dhe me një KEMP 100 mijë lekë të vjetra, Mimoza nuk ka mundësi të sistemojë shtëpinë ndaj kërkon ndihmë nga bashkia Tiranë.