Pas suksesit të madh të dokumentarit të David Beckham vitin e kaluar, Victoria Beckham do të jetë protagonistja e një seriali dokumentar të saj në Netflix. Dokumentari, ende pa titull, do të ndjekë rrugëtimin e saj nga yll i grupit Spice Girls në vitet ’90 deri te transformimi në një ikonë të modës bashkëkohore.
Dokumentari do të zbulojë historinë prapa ndërtimit të perandorisë së modës së Victoria-s, duke ofruar një vështrim të rrallë në jetën dhe karrierën e saj. Në dokumentar pritet të shfaqen Victoria, familja e saj, miq dhe kolegë të ngushtë. Ai do të prodhohet nga kompania e prodhimit të David Beckham, Studio 99, në bashkëpunim me Dorothy St Pictures.
Kujtojmë se Victoria ishte një nga yjet e papritura të dokumentarit të David-it, veçanërisht në një skenë ku ajo pranon me humor se nuk kishte qenë kurrë nga një shtresë e ulët sociale, edhe pse përpiqej të thoshte të kundërtën. Ky moment u bë shpejt viral dhe u kthye në një meme të njohur.
Producentët ekzekutivë të dokumentarit përfshijnë Nicola Howson dhe Julia Nottingham, të cilat ishin pjesë e ekipit të dokumentarit “Beckham”. Dokumentari u njoftua gjatë një paneli të Netflix në Festivalin Televiziv të Edinburgut, ku u zbuluan edhe projekte të tjera, përfshirë dokumentarë mbi Gordon Ramsay, grupin djemve të viteve ’90 Take That, dhe ngjarje të tjera të rëndësishme.