Prokurori Anton Pali e ka nisur karrierën në drejtësi si oficer i policisë gjyqësorë pranë Prokurorisë së Apelit Durrësit. Për 12 vite është shkëputur nga sistemi dhe është rikthyer në vitin 2016, fillimisht si oficer i policisë gjyqësore dhe më pas është emëruar si prokuror në Vlorë.
Gjatë punës si prokuror ai ka pasur në duar çështje të jo pak të rëndësishme, madje të rekomanduara nga politika për hetim.
Por, gjatë një hetimi që prokurori Pali ka pasur në duar, ka dalë në pah skandali i Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Kujtojmë se më 15 Prill 2018, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pasi njoftoi shkarkimin e drejtorit të drejtorisë rajonale të Aluiznit, Egon Velaj dhe disa zyrtarë të tjerë, kërkoi hetime nga Prokuroria.
Hetimet për Velajn dhe pesë zyrtarë të tjerë, nisën nga prokurori Anton Pali, i cili në shkurt të vitit 2019 deklaroi se ishte provuar se grupi kishte kryer “shpërdorim detyre” dhe kërkoi dënimin e tyre me burg. Por, Velaj ndonëse në hetim u emërua nga Ministrija Etilda Gjonaj Drejtor i paraburgimit të Vlorës.
Një javë pas emërimit në këtë detyrë, Gjykata e Vlorës dënoi ish-drejtorin e ALUIZNI-t, Egon Velaj, me 6 muaj burgim që u konvertua në shërbim prove. Ky është rasti që tregon se si politika e shkërmoq drejtësinë dhe hedh poshtë punën e njerëzve të drejtësisë.
Ndër të tjera ky është një sinjal se nuk heton prokuroria dhe dënon gjykata, por në të dyja rastet vendimet i merr politika.
Prokurori Anton Pali, profesionalisht nuk është lakuar në raste të tjera, ndërsa sa i përket pasurisë, rezulton se të ardhurat I ka nga paga e tij dhe bashkëshortes.
Pasuria, kryesisht ajo e patundshme buron nga trashëgimia, ndërsa ka blerë në vitin 2008, një apartament 91.8 m2 në Durrës, me vlerë 6 159 780 lekë.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Anton Pali.
Viti 2004
Tokë, 3400 m2, dhënë nga Komisioni i Kthimit të Pronave, në vitin 1994.
Ap 2+1 privatizuar në vitin 1993
Shtëpi 3 katëshe, kthyer nga Komisioni i Kthimit të Pronave, në vitin 1993.
Të ardhura të subjektit deklarues si of I pol gjyqësore në Prok e Apelit, Durrës, 44 000 lekë.
Të ardhura nga paga e babait, si mësues, 234 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e një pjese të shtëpisë 3 katëshe, 2 400 dollarë.
Pensioni I hallës, 96 000 lekë.
Viti 2016 (Deklarata fillestare)
Depozitë në emër të djalit me vlerë, 294 651 lekë.
Ap me sip
Ap me sip 74.53 m2, në bashkëpronar, vëllain, privatizuar në vitin 1993 nga Ndërmarrja Komunale me vlerë 9 992 lekë.
Tokë, 3400 m2, dhënë nga Komisioni i Kthimit të Pronave, në vitin 1994.
Bashkëshortja deklaron 1/3 e një ap. Përfituar nga trashëgimia me vlerë 2 166 764 lekë.
Bashkëshortja deklaron ap me sip 25.35 m2, blerë nga gjyshja dhe daja me vlerë 100 000 lekë.
Bashkëshortja deklaron automjet Benz, me vlerë 200 000 lekë.
Viti 2018
Depozitë në emër të djalit me vlerë, 6 962 lekë.
Hapur llogari në emër të bashkëshortes, 650 245 lekë.
Gjendje llogarie në emër të subjektit deklarues dhe bashkëshortes, 1 400 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 16 881 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 1 115 635 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Tatimet në Durrës, 761 288 lekë.