Mesa duket çiftet fryt i Big Brother 8, të gjitha po përfundojnë pa sukses. Pas ndarjes së çiftit më të përfolur Albës dhe Diedonit, si edhe Fatjonit me Xhensilën të cilët ende nuk po kuptohen nëse janë ndarë apo jo, një tjetër çift është drejt ndarjes.
Bëhet fjalë për Tean dhe Veselin, ku ky i fundit ka rrëfyer për InfoMedia Albania se është në një krizë mardhënie me Tean, dhe për momentin ai refuzon të flasi rreth lidhjes së tyre. Ata deklaruan lidhjen disa ditë pas mbarimit të spektaklit të Vëllait të Madh, ku djali prizrenas doli fitues i këtij reality show. Vesli është angazhuar gjithashtu, edhe me një projekt tjetër, ai është një nga konkurentët e Dance With Me, ku deri tani po ecën me sukses.
©IMA