Ndonëse ka arritur të fitoj zemrat e mijëra teleshikuesve që e shpallen fitues të Big Brother 8, një prej formateve më të ndjekur të televizionit shqiptar, duke rikonfirmuar suksesin edhe në një tjetër gjini atë të kërcimit në Dance With Me me partneren Alberie Hadergjonaj, Vesel Kurtishaj pas këtyre triumfeve ka mbetur aktualisht pa një lokacion në median shqiptare.
Dëshirën për të qenë pjesë e televizionit Veseli e ka shprehur vazhdimisht kudo është pyetur këtë e kanë treguar edhe eksperiencat e tij të mëparshme, madje u fol se ai ishte gati për të debutuar me një program të tijin televiziv.
InfoMedia Albania ka kontaktuar me të për të mësuar më shumë rreth këtij projekti dhe si po shkon puna për realizimin e tij. Nga biseda e bërë me të kemi Veseli na ka treguar se ende nuk ka gjetur hapsirën e kërkuar në median kosovare, edhe pse ai pretendon se ideja e projektit të tij është një risi për tregun mediatik, televizionet kosovare nuk e kanë përkrahur duke i mbyllur dyert. Sipas Vesel Kurtishaj programacioni i tyre është i mbushur plot programe “old fashion” dhe se i tremben realizimit të të një projekti krejtësisht të ri, duke u kënaqur me ide televizive të prapambetura.
Edhe pse duket se në Kosovë do të jetë e pamundur realizimi i ideve të tija fituesi i Big Brother ka vendosur të guxojë edhe në Shqipëri për të propozuar projektin në një nga ekranet shqiptare. Por edhe këtu ai ka rezervat e tij, duke u shprehur se tregu mediatik shqiptar është edhe më i vështirë duke pasur parasysh që meritokracia rrallë herë triumfon. Megjithatë ai është pozitiv dhe do të vazhdojë të luftojë për të arritur qëllimet e tij në botën e televizionit. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë suksese dhe pse jo ta shohim sa më shpejt në tv!