Pas një mungese të gjatë në skenën muzikore shqiptare, Flori Mumajesi ka bërë një veprim që ka ngjallur kureshtje mes fansave të tij. Këngëtari shumë i dashur ka fshirë të gjitha këngët nga kanali i tij zyrtar në YouTube, duke i lënë ndjekësit të spekulojnë për një rikthim të mundshëm.
Ky veprim vjen disa javë pas ndryshimeve që Flori bëri edhe në Instagram, ku ndryshoi foton e profilit dhe la një mesazh enigmatik: “Pak Flor”, duke nxitur akoma më shumë dyshimet për një projekt të ri.
Ndërsa fansat vazhdojnë të presin me padurim, duket se Flori po përgatit diçka të madhe, dhe të gjithë shpresojnë për një rikthim në muzikë me projekte të reja.