Ndarja e bujshme e Mozzik dhe Loredanës ka qënë në qendër të vëmëndjes së të gjitha medias, për një kohë të gjatë. Këngëtarët e famshëm shpesh e komentuan vetë fundin e marrëdhënies së tyre, e madje publikuan edhe këngë ku i hidhnin fajin njëri-tjetrit për ndarjen.
Por pikërisht atëherë kur dukej sikur dyshja e famshme kishin stabilizuar një jetë të re pa njëri-tjetrin, disa veprime të tyre kanë ngritur dyshime për një rikthim të mundshëm. Ashtu siç ka vënë në dukje Iconstyle, Loredana dhe Mozikk kanë filluar të ndjekin sërish njëri-tjetrin nëpër rrjetet sociale. Në faqen e saj të biznesit në instagram, Loredana ndjek vetëm dy personazhe; veten (pra faqen e saj zyrtare) dhe Mozzikun.
Edhe Mozzik e ka ndjekur faqen e re të Loredanës, e madje ka pëlqyer fotot e saj promovuese, duke shfaqur kështu mbështetjen e tij të plotë, për këtë sipërmarrje të re të saj.