Tea dhe Andi morën dje vendimin se në emision janë vetëm për njëri-tjetrin. Kjo erdhi pas deklaratës së Andit, i cili i vendosi një ‘ultimatum’ Teas, ku tha se nëse ajo nuk do të dilte vetëm me atë, do të ikte nga emisioni.
Tea iu përgjigj pozitivisht nëpërmjet një përqafimi, duke krijuar jo pak emocione.
Por çfarë do të ndodhë tani me ta? Drejtuesja e emisionit, Bora Zemani, tha se ata do të kenë disa privilegje, më shumë se protagonistët e tjerë në emision. Do të kenë takime çdo javë si dhe do të mund të komunikojnë në whats app jashtë programit