Sot, vëllezërit e njohur, Donald dhe Romeo Veshaj, festojnë 29-vjetorin e lindjes, një moment i veçantë që u ndan me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale. Përmes një “Instastory”, Donaldi ishte i pari që uroi vëllanë e tij, Romeon, duke shprehur dashurinë dhe mbështetjen e tij të pakushtëzuar. “Malet më të larta mund të ngjis me ty. Gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm! Të dua shumë! Edhe 100 vëlla,” shkruan Donaldi, krahas një fotoje të dy vëllezërve së bashku, duke theksuar lidhjen e tyre të fortë.
Nga ana tjetër, partnerja e Donald Veshajt, Bora Zemani, e festoi këtë moment të veçantë me një postim të ëmbël në Instagram. Ajo uroi Donaldin me fjalët: “Edhe 100 vite të lumtura mor djalëëëë… Vazhdo të shkëlqesh,” duke e shoqëruar mesazhin me një foto të dashur të tyre. Në një tjetër postim, Bora zbuloi dhuratën e saj për Donaldin, duke shkruar me humor: “Do të të merrja një dhuratë, por më pas kuptova që ti ke gjithçka që ke dëshiruar… MUA. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime,” duke e bërë të qartë që dashuria e saj është dhurata më e çmuar për të.
Ky moment i festës së vëllezërve Veshaj dhe urimet e dashura nga Bora Zemani kanë ngjallur shumë reagime pozitive dhe përgëzime në rrjetet sociale, duke bërë që ndjekësit e tyre të ndajnë gëzimin dhe t’i urojnë më të mirat në këtë ditë të veçantë.