Pas një periudhe gati 2-vjeçare mungese me programet e tyre në ekranin e vogël, Vëllezërit Pandi dhe Bledi Laço së bashku me artistin e njohur Adrian Hila rikthehen sërish bashkë në televizion por duke ndryshuar kanal.
Mësohet se skuadra e spektakleve muzikore do të stacionohet këtë sezon televiziv në ekranin e Vizion Plus.
InfoMedia Albania ka arritur të zbulojë se formati i ri me karakter muzikor do të titullohet “Këngë Moj” i cili ashtu si është njoftuar dhe më parë në media do të moderohet nga Klea Huta.
Vëllezërit Laço dhe Adrian Hila transmetuan programin e tyre në TV Klan, gjatë sezonit televiziv 2017-2018 i titulluar “C’est la vie” nën drejtimin e Marina Vjollcës.
Ndërkaq ardhja e Pandi dhe Bledi Laços së bashku me Adrian Hilën në Vizion Plus, ka konfirmuar dhe largimin e tyre nga TV Klan me të cilin kishin bashkëpunuar prej vitesh me programe të shumta./IMA/