“Narcos” është seriali më i fundit i kompanisë “Netflix”, i cili portretizon në sezonin e dytë të tij shkëlqimin dhe rënien të Pablo Escobarit, një prej lordëve kolumbianë të drogës i konsideruar edhe si më i madhi i të gjitha kohërave, i qëlluar për vdekje nga policia në vitin 1993.
Por vëllai i Pablos, Roberto Escobar ka nisur një letër ndaj kompanisë, nëpërmjet së cilës i kërkon asaj të rishikojë seritë e sezonit të dytë të “Narcos”, të fokusuara kryesisht në arratisjen e lordit të drogës nga burgu. Këtë e bën me qëllimin për të rishikuar dhe përcaktuar saktësinë e përmbajtjes së saj.
Roberto Escobar figuron si “pasuesi i të drejtave” të Pablo Escobarit dhe familjes së tij, në Kaliforni gjatë vitit 2015, gjë që do të thotë se ai ka marrë të gjitha të drejtat, detyrat, detyrimet dhe asetet e biznesit të Pablo Escobarit.
Në letrën drejtuar “Netflix”, Roberto Escobar shkruan se “është dëshira ime që ju të mos publikoni asnjë shfaqje televizive si ‘Narcos’, apo edhe ndonjë shfaqje tjetër që më përshkruan mua, familjen time, apo vëllain tim Pablo Emilio Escobar Gaviria, për sa kohë që unë nuk ua kam dhënë mundësinë e të drejtave pasi të kem rishikuar materialin”.
Ai pretendon se “në sezonin e parë të serialit ‘Narcos’ ka pasur gabime, gënjeshtra dhe mospërputhje me historinë reale, histori pjesë e së cilës jo vetëm kam qenë, por edhe prej nga ku kam mbijetuar”.
Roberto Escobar ka punuar si llogaritar i të vëllait për vite të tëra dhe në letrën e tij e përshkruan vetën si “aleatin më të afërt të Pablos”. Ai ka paralajmëruar gjithashtu “Netflix”-in të mos publikojë asnjë material, “pasi jemi ne që kontrollojmë të drejtat e autorit”.
Sezoni i dytë i “Narcos”-it pritet të shfaqet nga shtatori i këtij viti.
/ Top Channel