Roberto Escobar Gaviria, vëllai i trafikantit famëkeq të drogës Pablo Escobar, ka vendosur të marrë një qendrim në favor të vëllait të ndjerë kundër Netflix dhe të gjitha kompanive kinematografike të interesuar në prodhimin e serialeve TV dhe filmave mbi narkotrafikantin e e njohur kolumbian.
Roberto në vitin 2016 pretendoi nga Netflix një kompensim prej 1 milion dollarë me akuzën e përdorimit të parregullt të përmbajtjes në serialin Narcos, pasi kishte pasaktësi midis jetës së vërtetë të vëllait dhe asaj që tregohej në skenar. Dy vite më parë, ai themeloi kompaninë Escobar Inc., ku të të gjitha kompanitë e produksionit kinematografik duhet të drejtohen në qoftë se duan të financojnë veprat e tyre mbi historinë e familjes Escobar. E thënë në gjuhën ligjore ku duhet të blihen të drejtat e autorit.
Roberto Escobar Gaviria ka deklaruar zyrtarisht në favor të vëllait, pas vrasjes së një prej producentëve të Netflix i cili po fotografonte disa nga ambientet që parashikoheshin si sheshxhirme në Meksikë. Me tone që marrin ngjyra kërcënuese, Roberto ka dashur t’i jap disa këshilla kompanisë amerikane Netflix për të ardhmen:
Një ditë isha duke ecur në xhungël dhe kisha me vete njëvalixhe me rreth 2 milion dollarë. Ushtria po më kërkonte mua dhe Pablo në atë kohë. Papritmas na qëlluan. Të dy unë dhe Pablo, së bashku me disa njerëz të sigurisë, vrapuan në një shtrat të lumenjve dhe ia dolëm të mbanë duke kaluar vetëm me not. E gjitha kjo pa nevojën e armëve. Nëse je i zgjuar mund t’ia dalësh edhe pa armë. Nëse nuk je, do të duhen armët. Në këtë rast Netflix duhet të punësojë snajpera për të mbrojtur punonjësit e saj.
Alla domanda del giornalista che gli chiede se sia troppo pericoloso girare in luoghi dall’alto tasso di criminalità come Messico o Colombia, Gaviria risponde:
Pyetjes së gazetarit i cili e pyet nëse është shumë e rrezikshme të xhirohet në vende ku kriminaliteti është në nivele të larta si Meksika apo Kolumbia, Gaviria i përgjigjet:
Nuk dua që Netflix apo ndonjë kompani tjetër prodhuese të xhirojnë filma në Medellin ose në Kolumbi lidhur me mua ose vëllain tim Pablo pa autorizimin e Escobar Inc. Është shumë e rrezikshme. Veçanërisht pa bekimin tonë. Ky është vendi im.