Veliu vs Lapsi: Shkullaku dhe Bushati nuk paraqiten në seancë!
Ashtu siç e kishim njoftuar edhe më parë, gazetari i departamentit të lajmeve në Top Channel, Muhamed Veliu, ka paditur para disa javësh pranë Gjykatës së Rrethit në Tiranë, dy kryeredaktorëy e portalit lapsi.al, Armand Shkuallaku dhe Andi Bushati, ku seanca e parë për këtë çështjë është zhvilluar paraditen e sotme, ku këta të fundit, edhe pse e kanë firmosur fletëthirrjen gjyqësore, nuk janë paraqitur në seancë.
I kontaktuar nga Info Media Albania rreth mospranisë së gazetarëve në këtë seancë, Veliu u shpreh: “Mos ardhja në gjyq e palës së paditur është tëresisht një e drejtë e tyre. Do të doja shumë që ata të ishin përballë meje dhe gjyqtarit Ibrahim Hoxha, për të mbrojtur atë që kanë publikuar. Gjithsesi mosardhja nuk më dekurajon mua dhe as avokaten time Arnida Çapi për ti shkuar deri në fund kësaj beteje ligjore përballë atyre që shpifën dhe cënuan dinjitetin tim moral e profesional”
Shkak për këtë process gjyqësor është bërë një shkrim i publikuar në portalin “lapsi.al” i drejtuar nga Armando Shkullaku dhe Andi Bushati, të cilët mesa duket janë trembur nga gjyqi, ku mosprania e tyre është bërë edhe shkak për ironizimin e tyre në rrjetet sociale dhe portalet online.
Të përballur para kësaj situate gjyqtari Ibrahim Hoxha është detyruar që ta shtyjë çështjen për në datën 11 Nëntor, me shpresën se Bushati dhe Shkullaku do të paraqitën para “shtetit”.
IMA/ J.Kasaj