Andre Rousselet, themelues i rrjetit francez pay-TV Canal+, ka ndërruar jetë të dielën në shtëpinë e tij në Paris, në moshën 93 vjeç. Lajmi është komunikuar nga familja e të ndjerit.
Rousselet themeloi Canal+ në vitin 1984, me ndihmën e mikut të tij, kryeministrit François Mitterrand, i cili besonte se situata e medias franceze në atë kohë ishte një çështje e izoluar, e kontrolluar kryesisht nga politika.
Canal+ rezultoi të ishte një sukses i menjëhershëm, me filmat e tij, seri televizive dhe programet argëtuese, duke shërbyer si një alternativë ndaj televizionit publik të kontrolluar nga shteti, që kryesisht ka shërbyer propagandë për audiencën.
Në vitin 1994 Rousselet dha dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm i transmetuesit pay TV, kur agjencia reklamave Havas, ndërmarrjet e ujit Compagnie Generale des Eaux dhe banka Societe General mori kontrollin efektiv të Canal+.