“Dëshmitarët e Jehovait” kanë mohuar lidhjen e vdekjes tragjike të nënë e bijë në Kombinat me këtë organizatë fetare.
Në një deklaratë për mediat, “Dëshmitarët e Jehovait” se informacioni i përhapur në media se anëtarët e familjes Josifi ishin pjesë e këtij sekti fetar, është tejet shqetësues dhe jo i vërtetë.
Madje sipas Dëshmitarëve të Jehovait, familja Josifi, jo vetëm që nuk ishte pjesë e tyre, por as që janë shoqëruar ndonjëhere me anëtarët e kësaj organizate.
Zëdhënesi për mediat Arben Lubonja shton se organizata ndjehet e fyer që kjo ngjarje po lidhet pikërisht me sektin e tyre fetar.
“Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e Zotit për jetën dhe e cmojnë atë si gjënë më të shtrenjte. Vetevrasja me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë nuk përputhet në asnjë mënyrë me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait”., thuhet në deklaratën për shtyp.
Por në një kohë që “Dëshmitarët e Jehovait” thonë se dy motrat Josifi dhe nëna e tyre nuk kanë qënë të regjistruara në këtë organizate, të dhënat nga të afërm të familjes dhe rrëfimi I parë I të mbijetuares para policisë tregojnë se viktimat dhe vajza që mbijetoi besonin tek ringjallja.
Madje në shtëpinë e tyre janë gjetur libra dhe shënime me përmbajtje fetare, të cilat gjithsesi kanë nevojë të hetohen edhe më shumë për të kuptuar lidhjen e vëvrtete të familjes Josifi me ndonjë sekt fetar.
Pjesa tjetër e kronikës është një horror I vërtete, pasi Anisa Josifi 30 vjece dyshohet se kishte vdekur prej një kohe të gjatë dhe mbahej brenda në banesë duke u lyer me vaj dhe uthull për të mos u dekompozuar. Më pas ka vdekur nëna e saj Zhaneta Josifi ndërsa vajza tjetër Blerta u gjet në gjëndje të rëndë. Policia dyshon se prej kohësh ato nuk ishin ushqyer ndërsa edhe kontaktet prej muajsh me të afërm dhe komshinjte I kishin thuajse zero.