GJIROKASTER- Spitali Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër ka sqaruar zyrtarisht vdekjen e 20-vjeçares Klea Muxhaj, e cila vdiq gjatë lindjes së foshnjes në maternitetin e qytetit. Në një prononcim për mediat, spitali thotë se e reja ka patur komplikacione të rënda pas operacionit.
Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme. Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë. Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. Pritet të kryehet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen. Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët.