Vlora ashtu si gjithë vendi prej vitesh po përjetojnë një plakje të shpejtë të popullsisë, e cila pasohet edhe me ulje të ndjeshme të lindshmërisë. Në qytetin bregdetar çdo vit shënohen mëe pak lindje se viti paraardhës, ndërsa në dy dekadat e fundit lindjet janë ulur me tri here. Ndërkohë bonusi i qeverisë, që synon të nxisë rritjen e lindshmërisë, duket se ende nuk ka dhënë efektet e tij.
Lindshmëria me shifrat gjithnjë në rënie ashtu si në gjithë vendin edhe në Vlorë prezantojnë një situatë të ngjashme deri alarmante. Nga viti në vit numri i lindjeve po pëson rënie. Sipas shefit të shërbimit të Obstetri-Gjinekologjisë në maternitetin e Vlorës, pandemia, ndonëse ka patur rolin e saj, nuk shikohet si faktor që ka ndikuar në rënien e lindshmërisë për vitin2020, duke shënuar një numër më të vogël lindjesh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërkohë ulja e lindshmërisë krahasuar në kohë më të gjatë sjell shifra akoma me të thella negative krahasuar me lindjet në ditët e sotme.
Gjendja ekonomike dhe emigracioni shikohen si faktorët kryesorë në uljen e lindshmërisë dhe plakjen e shpejtë të popullsisë në qytetin e Vlorës. Ndërsa bonusi i vënë në dipsozicion nga qeveria prej më shumë se dy vitesh duket se ende nuk ka dhënë efekte edhe pse në maternitetin e Vlorës është hapur një zyrë e Gjendjes Civile për dhënien e menjëhershme të bonusit.
@A2CNN në Facebook