Policia në Lublin ka arrestuar tre meshkuj të implikuar në shpërndarjen ilegale të sinjalit digjital të kanaleve free-to-air dhe pay-TV nëpërmjet platformave IPTV.
Shërbimi pirat ofronte mbi 160 kanale televizive në mënyrë të paligjëshme, dhe sipas policisë, personat e arrestuar kanë patur një përfitim prej 3.5 milion PLN (Zlota Polake) që në afërsi janë 838 mijë euro.
Policia në deklaratën e saj shprehet se ka sekuestruar të gjithë serverat, dekoderat, tablet, telefonat dhe mbi 60 paisje ruajtëse si Hard Disqe, po ashtu edhe dokumentimin.
Ky është aksioni i rradhës kundër piraterisë së transmetimeve të televizionit. Më herët, në Shqipëri u arrestuan tre persona të tjerë si edhe u sekuestruan 58 aparate në Tiranë. Në bashkëpunim me policinë europian Europol, arrestime janë bërë edhe në Hollandë, Bullgari, Greqi si dhe Qipro.