Sikur të mos mjaftonte “zhurma” e një jave më parë e shkaktuar nga postimi i Shqipes, këtë herë është Arjoni ai që ka zgjedhur të trazojë rrjetin.
Konkurrenti i Për’puthen kishte paralajmëruar ditë më parë që bashkë me Shqipen do të nxirrnin të “palarat” e këtij emisioni, e mesa duket erdhi ky moment.
Ai ka postuar ditën e sotme një foto në shtrat me një vajzë, e cila është kthyer në profil dhe shkruan: “Pantera! Zgjohu se do ikim te puntata!”
Sakaq, Shqipja në një postim tjetër është shprehur se vajza në fjalë është Ana dhe ka bërë thirrje që autorja Olsa Muhameti të përjashtojë konkurrentët
Ana akoma është përgjigjur ndaj këtyre akuzave e mesa duket duhet të presim.