Punonjësit e kompanisë “Salillari” tentuan “ta rregullojnë” duke hedhur zhavorr dhe beton në kanalin e sapo hapur të rrugës së çarë por nuk funksionoi .
Brenda pak ditëve, ky është skandali i dytë që ndodh me këtë aks nacional që duhet të mirëmbahet nga kompania “Salillari”. Për pesë vite ajo është paguar me 13.7 milionë euro për të mos lejuar të ndodhnin shembje të tilla. por si në Borsh, ashtu edhe në vendin e quajtur Zhiron, shembjet ndodhën, puna s’është kryer dhe paratë janë shpenzuar. Kontrolli i Lartëi Shtetit ndërkohë ka nisur një hetim në lidhje me këtë kompani te cilës edhe me herët rrugët i janë shembur.