Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi e ftuar në News24, ka folur për ligjin e votuar dje në Kuvend që detyron televizionet private të transmetojnë fushatën e partive politike pa pagesë.
Sipas Hysit, reklamat do të jenë pa pagesë, por në të vërtetë televizionet private do të rimbursohen.
“Nuk është ashtu siç thuhet, se do jenë falas. Ne premtuam që ti jepen fund reklamave polikë me pagesë, por kjo nuk do të thotë se televizionet nuk do rimbursohen. Ne kemi thënë që të gjitha këëto reklama do jenë të limituara në kohë. Dy partitë e mëdha do kenë 90 minuta, partitë parlamentare 45 minuta dhe partitë jo parlamentare 15 minuta gjatë fushatës. Kostoja do llogaritet si shpenzim i plotë i zbritshëm. Pra të gjitha shpenzimet do zbriten. 90 minutëshi është i detyruar të respektohet, pasi krijohet barazi tek televizionet. Kjo vlen edhe për Radio Televizionin Shqiptar”- u shpreh ajo.
Ligji i cili detyron mediat private të transmetojnë pa pagesë spotet publicitare për fushatën zgjedhore, ka ngjallur një reagim majft të madh tek organizatat e mediave dhe vetë televizionet./imalbania.com/