Komiteti Teknik i Ekspertëve ka zhvilluar këtë të enjte një konferencë për mediat, ku fillimisht janë prezantuar anëtarët e rinj, të cilët do të zëvendësojnë Najda Çomon dhe Tritan Kalon.
Në këtë mbledhje ka qënë e pranishme edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila gjatë fjalës së saj ka konfirmuar se në vendin tonë janë zbuluar raste të variantit britanik të covid-19.
Gjithashtu Manastriliu, ka deklaruar se nga data 1 mars vërehet një trend i uljes së qëndrueshme e se masat kufizuese nuk do të ndryshojnë.
Pjesë nga fjala e Manastriliu:
“Duke filluar nga nesër në presim 38 400 vaksina nga AstraZeneca, ku do të fillojë vaksinimi i mësuesve dhe i pedagogëve dhe dhe nuk do të ndalim dhe me vaksinat e tjera pasi ditën e hënë. Deri më tani kemi mbi 21 mijë të vaksinuar dhe kemi thuajse të përmbyllur vaksinimin e personelit mjekësore. Janë më shumë se 16 mijë vaksinime të mbyllura për personelin mjekësor dhe mbi 4 mijë të moshuar mbi 80 vjeç.
Nga data 1 mars vërehet një trend i uljes së qëndrueshme por duket se kemi një numër të hospitalizimeve dhe fataliteteve si rezultat i rritjes së rasteve në muajin janar.
Numri i infektimeve mbetet shqetësues në kontekstin evropian dhe rajonal, edhe pse në vendet evropiane që janë në mbylljen e dytë apo të tretë të tyre vlerëson se masat do të qëndrojnë të njëjta.
Instituti Publik ka bashkëpunuar me Ankaranë dhe rezultatet treguan se kemi shenja të mutacionit britanik.”, ka thënë ajo.