Ka përfunduar sonte edicioni i dytë i “Your Face Sounds Familiar”, produksion i Tv Klan me patentë nga Endemol. Këngëtari Valon Shehu është shpallur mbreti i këtij edicioni, duke lënë pas pretendentet Flaka Krelani, e cila u vlerësua me çmimin e produksionit dhe Betrix Ramosaj.
Kjo mbrëmje finale solli në skenë performancat më të mira dhe duetet që konkurentët kishin përgatitur me disa nga këngëtarët e edicionit të kaluar. Valon Shehu sëbashku me Era Rusin erdhë me duetin e Robbie Williams & Joss Stone, një performancë e jashtëzakonshme që u vlerësua maksimalisht nga juria. Shpat Kasapi dhe fituesja e edicionit të parë Anxhela Peristeri sollën duetin Ricky Martin & Christina Aguilera. Heroin Mustafaraj dhe Xum Alushi sollën duetin Blues Brothers, ndërsa Arinda Gjoni dhe Adelina Tahiri sollën duetin e Shakirës dhe Beyonces.