Pas lajmit të publikuar nga “revistawho.com” për zëvendësimin e dyshes së opinionistëve të “Top Show Magazine” me dy të tjerë – të cilët do të zbulohen nesër mbrëma, ka reaguar për ne njëri nga protagonistët, Valer Kolnikaj. “Unë isha korrekt me ta dhe ata me mua gjithashtu, në çdo sekondë… Problemi nuk isha unë, as Sara, por dyshja jonë nuk funksionoi.
Lexo edhe: Ndryshime në Top Show Magazine, nga kjo e premte me opinionistë të rinj
Unë do vijoj të jem OK me ‘Top Show’”-, ka thënë Kolnikaj për “revistawho.com“. Ai dhe Sara Kapo qëndruan për një muaj në rolin e opionistëve të “Top Show Magazine”, roli i të cilëve është të ngacmojnë të ftuarit.