Ish konkurenti i Big Brother dhe tashmë një personazh i njohur i ekranit, Valer Kolnikaj, i ftuar sot në “Ftesë në 5” ka folur për projektet e reja televizive por dhe jetën pas saj. Ai për herë të parë bëri të ditur se ka nisur një pozicion të ri pune duke mbetur sërish te mjeksia, profesioni që ka.
“Do kem një detyrë shumë të rëndësishme dhe që më pëlqen shumë sepse më pëlqen të punoj me njerëz ndryshe, që u është hequr liria, që kanë vështirësi të mëdha sepse përveç lirisë u është hequr edhe gjëra të tjera nga përditshmëria. Është përgjegjësi e madhe dhe vështirësi e madhe për të punuar, por mua nuk më pëlqejnë gjërat e lehta. Më pëlqejnë vështirësitë dhe sfidat dhe jam shumë i kënaqur që do të jem doktor dhe shef shërbimi në burg”, u shpreh Valeri.
Valeri është shfaqur së fundmi në ekran në formatin e talenteve me personazhet e ekranit “Dance With Me” në TV Klan./IMA/