Valeri Kolnikaj është një ndër personazhet më të spikatur të edicionit të shtatë të Big Brother Albania. Ai gjithmonë ka ditur të jetë në qëndër të vëmendjes. Valeri nuk doli fitues nga edicioni i shtatë, megjithatë nëse ka një personazh që nuk harrohet lehtë dhe që vazhdon të jetë pjesë e botës së televizionit padyshim të gjithe do të përgjigjeshin Valeri. Intuita e tij ka dëshmuar se nuk gabon por edhe zgjuarsia e tij e rafinuar spikat menjëherë personazhet të cilët bëhen pjesë e reality show-t Big Brother. Në një rrëfim ekskluziv për Info Media – Albania ai na ka rrëfyer për finalen e madhe të Big Brother Albania 8 si e shikon Valeri në lupën e tij dhe cilin konsideron ai si fitues midis finalistëve.
Valer si ju është dukur java e fundit e finales së Big Brother Albania?
Me duket gjendje shumë e vakët këto 3 javë, jo e duhur për finalizim, askund krahasuar me vitet e tjera. Për këtë fajin e kanë banorët që janë konsumuar shumë shpejt dhe loja e tyre shumë e dobët. Edhe pse surprizat apo elementët stimulues nga stafi kanë qënë në maksimum.
Nga finalistët e këtij viti sipas jush kush e mritonte dhe kush jo të arrinte deri në finale?
Kushdo e meriton për një arsye të caktuar por lojëtarë të fortë dhe personazhe këtë vit nuk ka, por sipas hallit kur s’ke pulën do hash sorrën (Qesh).
Kë doje të shihje në finale tjetër përveç banorëve që kanë mbetur në lojë?
Në finale duhet të ishin Diedoni dhe Marina, e meritojnë më shumë se të tjerët në garë.
Si i shikoni vajzat finaliste të këtij edicion?
Femrat ishin më dominante këtë vit se meshkujt që kanë qenë me limite të thyera dhe të pakontrolluara.
Po djemtë që kan arritur në finale a janë ata të duhurit? Si e ke parë rrugëtimin e tyre deri në finale?
Rrugëtimi i tyre ka qënë i dobët, asnjëri nuk doli person apo lojëtar i zoti.
Kush mendon që do të ishte treshja ideale e finalistëve?
Treshja duhej të ishte Diedon – Eleonora – Xhensila por mund të jetë vendosur sipas llotarisë (Qesh). Unë shoh 4 fituesit kryesorë në këtë edicion të 8. Fituesi i vlerave është Diedoni, Eleonora është fituesja e merituar, ajo që do e mbajë famën dhe vëmendjen më gjatë nga ata është Xhensila dhe fituesi qe i JEPET fitorja mund të jetë kushdo.
Cili është parashikimi i Valerit për emrin e fituesit? Cili e fiton Big Brother Albania 8?
Unë e di kush e fiton Big Brother këtë vit, ju e dini që unë lexoj sytë dhe dal në përfundime direkte, e vura re kur isha brenda për 24 orë. I kam treguar dy miqëve të mi nga BB, Diedonit dhe Fatjonit të BB 7 se kush e fiton këtë vit. Për mua e meriton Eleonora, ajo ndër të gjithë banorët ka qënë me e zonja.
Kush nuk duhet ta fitoj këtë Big Brother?
Nuk duhet ta fitoje askush për mëshirë-student përsëritës (ata që kanë qënë brenda e dinë për çfarë po flas) dhe ata negativët e fallsot që në Big Brother janë masivisht.
EKSKLUZIVE IMA / Intervistoi G. Qerimi