Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka humbur kontrollin mbi pandeminë.
Përmes një postimi në “Twitter”, lideri demokrat përsërit apelin e tij për rrijen e numrit të testimve dhe fondeve për të ndihmuar pacientët me COVID.
“Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura. Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve!”