Bashkimi Europian planifikon të eksportojë 700 milionë doza të vaksinave kundër Covid-19 deri në mesin e vitit 2022.
Këtë e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në një video-mesazh të transmetuar në rrjetet sociale.
“BE është donatori më i madh i vaksinës kundër Covid-19. Ne tejkaluam objektivin tonë të ndarjes në 2021, me 380 milionë doza të shpërndara. Dhe ne do të bëjmë më shumë. UE ka premtuar të ndajë 700 milionë doza deri në mesin e 2022. Jemi në rrugën e duhur”, nënvizon presidentja