Ditën e sotme në familjen e Miriamit dhe Albanit ka festë. Djali i tyre, Duam, ka sot ditëlindjen dhe mbush 2 vjeç. E sigurisht në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonin urimet dhe fjalët e bukura për të voglin e tyre nga dy artistët.
Ata kanë ndarë në rrjetet sociale disa foto shumë të ëmbla familjare nga festa private duke i bërë Duamit dedikime mjaft emocionuese. Miriami shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen tënde të dytë drita e mamit ❤️
Do të DUAM sa të kemi frymë”
Po ashtu, edhe Albani i ka bërë një dedikim të ndjerë duke e konsideruar si “vaksinën e tyre të lumturisë”.
Gezuar 2 vjetorin i shtrenjti jone Duam! Ti ke qene vaksina jone e lumturise ne keto dy vite te veshtira dhe une e di qe dozat e tua te dashurise do te na i injektosh ne shpirt gjithe jeten ♥️
Shumë urime për Duam!