Zëvendës ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla ka garantuar se vaksinimi në Shqipëri do të nisë brenda datës 30 mars. Në një intervistë për Report TV, Nikolla tha se Shqipëria është një vend i vogël dhe e ka problem kontaktin me kompani shumë të mëdha si Moderna apo Pfizer, kështu që do të mbetet tek kompanitë e lidhura me COVAX.
Nikolla shtoi se Shqipëria ka paguar dhe se do të marrë 1 mln e 400 mijë doza vaksinash për të nisur me procesin më datë 30.