Bora Ferri, vajza e aktorit të ndjerë Xhevdet Ferri, i cili u nda nga jeta në janar të këtij viti, ndau me ndjekësit e saj në një komunikim pyetje-përgjigje në Instagram disa detaje nga përvoja e saj me përmballjen e Covid-19.
Në një postim, të ruajtur nga Dosja.al, në lidhje me mosbesimin që kanë njerëzit për koronavirusin, ajo u shpreh:
“Oh, Zot! Sinqerisht nuk i kuptoj. Nuk e kuptoj pse të besuarit ose jo është një çështje për diskutim. Kjo gjë është atje jashtë dhe është e vërtetë. Isha mjaftueshëm me fat që të kisha simptoma jo të rënda, kisha dhimje shpine dhe temperaturë. Nënës time iu desh të trajtohej me terapi intravenoze dhe oksigjen.”
Më pas, ajo shton:
“Humba babain për shkak të simptomave të ngjashme me Covid-19 më herët këtë vit. Isht 59 vjeç dhe një burrë i fortë. Njerëzit janë të lirë të mos e besojnë. Shpresoj që të mos jenë dëshmitar kur një person i afërt (ose ata vetë) ta përjetojnë këtë gjë. Ëshë e frikshme, e errët dhe shumë, shumë, shumë e dhimbshme.”
Xhevdet Ferri, një nga aktorët më të talentuar të kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta më 16 janar si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Ndonëse virusi nisi të përhapej në Europë gjerësisht në fillim të shkurtit, provat treguan se Covid-19 ka qarkulluar në Europë që në fund të dhjetorit. Sidoqoftë, simptomat e ngjashme nuk tregojnë detyrimisht që një person është i infektuar me Covid-19.