Studioja e programit të dashur “E Diela Shqiptare” në Tv Klan priti në rubrikën e “Ka Një Mesazh Për Ty” një histori të pazakontë. Veronika, është një vajzë arabe, lindur në Itali nga dy prindër arabë dhe e rritur nga një familje shqiptare.
Arsyeja e kësaj ishte sepse e ëma u largua kur vajza ishte fare e vogël, i ati nuk mundej ta rriste i vetëm dhe kur ajo ishte vetëm 7-ditëshe, përfundoi në familjen e Bedries.
Ardit Gjebrea: Ti e ke takuar ndonjëherë mamin biologjike?
Veronika: Jo, asnjëherë. Babin po, gjyshërit po.
Ardit Gjebrea: Ku jetojnë ata? Jetojnë aty afër?
Veronika: Po, tek e njëjta lagje.
Ardit Gjebrea: Në çfarë qyteti jetoni ju në Itali?
Veronika: Monza.
Ardit Gjebrea: Aty jeton edhe babai yt biologjik. E ke pyetur ndonjëherë babin për mamin?
Veronika: Po, e kam pyetur.
Ardit Gjebrea: Çfarë thotë?
Veronika: Po deshe ta takosh, ikim, por unë nuk e kam takuar ndonjëherë.
Ardit Gjebrea: Ti nuk do që ta takosh?
Veronika: Jo, unë jo.
Ardit Gjebrea: Nuk je kureshtare?
Veronika: Të them të drejtën jo. Mami më thotë “ikim ta takojmë, është mamaja jote, të ka lindur”.
Përveç Veronikës, prindërit biologjikë të saj kanë edhe një djalë, i cili jeton në Francë me mamanë e saj dhe janë takuar së bashku. Megjithatë, Veronika ka ftuar në program mamanë që e ka rritur, Bedrien për ta falënderuar.