Investimet gjigande të medias shqiptare vitet e fundit kanë arritur të ngen lartë emrin e Shqipërisë dhe më konkretisht të vetë medias shqiptare, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Europë dhe botë. Prej gati 10 vitesh tashmë në ekranet tona gjejmë një numër relativisht të madh të patentave ndërkombëtare, të realizuar mrekullisht si versionet origjinale në mediat perëndimore.
Njëkohësisht, shqiptarët mësuan të pranojnë suksese të provuara nga jashtë dhe padyshim u kthye në trend blerja e patentave më të suksesshme në botë. Ato jo vetëm garantonin suksesin, por edhe ulnin nivelin e injorancës në kreativitet dhe kopjet e shëmtuara, të ndërthurura si prodhime shqiptare. Sot ka disa reality, talent, quiz apo variety show, të cilat korrin suksese marramëndëse në një Shqipëri të vogël. “Big Brother”, “Dancing With The Stars”, “X Factor”, “The Voice”, “Dance With Me” e të tjerë, janë kthyer tashmë në firmën e suksesit.
Por ka akoma për t’u bërë, ka akoma suksese për të fituar dhe në fakt kanë filluar tratativat për një tjetër patentë super gjigande, një patentë ndër më të realizuarat në botë. Siç duket do të vij në Shqipëri, anija është nisur, por ku vallë do të ndaloj? E kemi fjalën për “Utopia”, reality show-n më të madh në botë, ku mund të gjejmë disa të tjerë të shkrirë në një. Krijuar nga John De Mol, babai i “Big Brother” dhe “Talpa Holding Group”, një sukses i garantuar kudo është realizuar deri më sot. “Utopia” është reality show, i cili konsiston në një garë mes 15 personash, të cilët për 9 muaj resht, në një hapësirë gjigande prej 2 mijë hektarësh, në shtëpi të ndërtuar enkas për këtë program do të përcjellin emocione nga më të ndryshmet për teleshikuesit.
Disa kanale shqiptare janë në tender për të fituar të drejtat e këtij reality show për territorin shqiptar. Natyrisht mund të bëhet fjalë për triumf nga njëri prej katërshes kryesore, “Vizion Plus”, “Top Channel”, “TV Klan” apo “Agon Channel”. Por, vallë cili do të arrij të bind producentët e programit të famshëm? Dhe do të jetë në gjendje të realizoj atë siç duhet në version shqiptar? Na duhet të presim 2015-ën për të kuptuar se çfarë do të ndodh për të drejtat e relizimit. E sigurtë, “Utopia” ka nisur drejtimin e anijes edhe drejtë Shqipërisë. Ajo realizohet suksesshëm në shumë vende të botë, ku mund të përmedim Hollandën, SHBA-në, apo në Serbi, Maltë e Rumani.
IMA / S. Dema