Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka kërkuar ndërprerjen e dialogut me Serbinë, pas zhvillimeve të fundit, shkruan Gazeta Metro.
Osmani në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të konsultohen përp ak kohë, dhe të kenë një qëndrim më të unifikuar.
“Vjosa Osmani: Unë mendoj që për shkak të zhvillimeve aktuale tani nuk është momenti që të vazhdohet dialogu menjëherë. Dhe duhet që institucionet e Kosovës të marrin pak kohë, të ulemi, të konsultohemi mes vetes, të krijojmë një qëndrim shumë më të unifikuar rreth dialogut, sepse është e domosdoshme që kushdo që negocion në emër të Kosovës, për fatin e Kosovës, të ketë një qëndrim shumë më të unifikuar të spektrit politik se sa vetëm të koalicionit që përfaqëson.”, ka thënë ajo.