Moderatorja Bora Zemani ka mbushur 30 vjeçe me 9 janar, në një festë të madhe ku ka mbledhur shumë miq të saj.
Emisioni “Ftesë në 5”, ka treguar detaje nga festa madhështore, ku mes të tjerash, bie në sy mesazhet që lidhen me dashurinë e karrierën.
Në një ambient të veçantë dhe me stil, Bora Zemani ftoi edhe personazhe të njohur të shoëbizit, mes tyre edhe Olsa Muhameti, konkurrentë dhe ish konkurrentë të programit të dashurisë që moderon “Për’puthen”.
Nëna e Borës: Jam shumë krenare për të.
Olsa Muhameti: Të jetë kaq e lumtur dhe të gjejë dashurinë e saj. Kjo mund të jetë diçka që mund ti mungojë Borës. Do ti them, jeta sapo filloi – Olsa
Aulona Musta: Kur kalon 30 vjeç vërtetë fillon jeta se tani do ta shijojë tamam.
Semi Jaupaj: Mesa duket jemi përputhur me njëra-tjetrin dhe njerëzit e tretë dhe të katërt na bëjnë dëm.
Arjan Konomi: I kam thënë ke shpëtuar nga shumë gjëra.
Xhensila Myrtezaj: Bora ka dashurinë e saj më të madhe, Arborin. Di të them që kjo është epoka e Bora Zemanit dhe për këtë nuk ka diskutim.