Që të flasim troç, Alketa është një prezantuese mjaft e shkathët dhe e zonja, por një skenarist duhet të kujdeset për të, sepse jo pak herë flet kot.
Në “Dance with me” këtë të hënë që shkoi, tri gra të burgosura erdhën në emision dhe ky ishte një moment kulminant, por prezantimi që iu bë nuk ishte ai që i takon një folëseje të madhe si Alketa. Kjo e fundit përmendi një shprehje: “Burgu është universitet”, e kjo mes një lumi fjalësh pa kuptim e pa lidhje, ndërkohë që na kujtoi halabakët e viteve post ’90 që, kur i pyeste dikush ‘nga je zhduk’, thoshin: ‘kemi qenë për studime në universitet’.
Për fatin e mirë të Alketës, mesazhin e dhanë ato femra që vuajnë dënimin, duke u shprehur se: ‘Para se të bëni një veprim, mendohuni dy herë, pasi s’ka asgjë më të shtrenjtë se liria’.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)