Lajmi i publikuar nga portali Syri.net për urdhërin e dhënë policisë kufitare për të kontrolluar të gjithë punonjësit e Agon Channel, të cilët kalojnë kufirin me dyshimin se mund të transportojnë paratë e Becchetti-t, ka lene pa fjale edhe ish spikeren e lajmeve Blerta Tafani.
Perveç raportimit portali Syri.net ka publikuar emrat e të gjithë punonjësve, së bashku me të dhënat personale, ku përfshihet numri i pasaportës. Blerta Tafani, e cila tashmë është spikere e lajmeve në RTSH, është një nga emrat që figuron në listën e publikuar. Ajo ka reaguar në profilin e saj në Facebook ku më shumë se me urdhrin e policisë, është e revoltuar për publikimin e të dhënave personale nga kolegët e saj gazetar të syri.net.
Ja si e komenton ajo: “Nqs shteti ma ka marre emrin dhe çuar ne kufi, disa gazetare e moren dhe bashke me te dhenat personale si nr i pasaportes, e bene publike per te gjithe. Nqs i shteti i ka vene nje emer luftes se tij dhe po heton, nuk e di cfare emri i kane vene koleget. Nuk e di kush na demtoi me shume: beccheti, shteti apo koleget…..”
Reagimi i Blertës është mëse i kuptueshëm, në këtë rast përpos faktit se kemi të bëjmë me gazetari investigative, publikimi i të dhënave personale bie ndesh me ligjin që i mbron ato.