Fotografitë e Kiara Titos nga vera e vitit të kaluar, ku u zbulua se ishte me ish-partnerin Ron Koka në ishujt luksoz, ishin temë kryesore e diskutimit të djeshëm.
Moderatorja ishte subjekt kritikash të shumta nga ndjekësit, me qindra komente që e kritikonin për ruajtjen e kujtimeve me ish-të dashurin, ndërsa shumë komentues bënin thirrje për t’u njoftuar Luizit me fotot.
Pak orë më vonë, fotografitë u fshinë nga llogaria e Instagramit të Kiara Titos.
Nuk dihet nëse kishte një kërkesë nga Luizi për të fshirë fotografitë që shkaktuan reagime me ish-partnerin, ose nëse vetë moderatorja mori vendimin për të larguar këto pamje nga profili i saj në Instagram.