Prej 5 javësh në Top Channel po transmetohet, “Aventurierët” një version shqiptar i realty show-t “Jeresey Shore” nga MTV. Programi qe në episodin e parë pati një audiencë të madhe sidomos tek grup moshat e reja. Suksesi i programit gjithashtu pati dhe kritika të shumta të cilat sigurisht që nuk mund të mungonin.
Ndërsa në program fillimisht u deklarua se 8 të rinjtë protagonist në rrugëtimin e tyre 75 ditor nuk do të kishin asnjë celular apo asnjë mjet teknologjie, mesa duket ka ndodhur e kundërta dhe këtë gafë e kapën vetë shikuesit. Ditën e djeshme, u transmetua episodi i pestë i spektaklit reality i cili në fakt pati pak probleme produksioni, ose më mirë le të themi SHUMË të tilla!
Në dy momente të episodit të djeshëm vërejtëm diçka shumë të “çuditshme” për formatin: Teknologjia në duart e tyre, sepse ishte e ndaluar apo jo?! Dhe madje ndoshta pa dashur produksioni në montazh ka fokusuar atë që nuk duhej.
Teksa Alioni dhe Xhoana janë në momentet e para të flirtit, ku janë duke dalë bashkë në plazh shfaqet Stivi i cili është duke folur në telefon. Mbi të gjitha plani i kamerës u foksua për një moment plotësisht tek ai. Në video e Youtube mund ta shihni duke filluar nga minuti 09:00.
Momenti i dytë ku teknologjia shfaqet përsëri në horizont është kësaj rradhe me Alionin, i cili shihet i qetë teksa punon (ose shikon filma) me kufje në kompjuterin e tij. Gjithçka shihet shumë lehtë dhe kësaj rradhe pikaset më shumë nga publiku.
E gjithë kjo u vërejt nga audienca e YouTube që nuk kanë kursyer as komentet. Një personazh që mungoi në këtë episod, pse-në e së cilës nuk e dimë, ishte Vali. Për asnjë moment ky personazh nuk u pa dhe mesa duket kishte “humbur.
Në fjalë të tjera, “Aventurierët” mund të konsiderohet si programi risi i këtij viti por mund të themi se me shumë probleme të paktën duke parë këtë episod.
InfoMedia Albania