Universal Pictures ka lëvizur premierën e spin off-it të patitulluar të “Doctor Dolittle” nga data 24 maj 2019 në 12 prill 2019. Dhe ky spostim me shumë gjasa për të shmangur premierën e “Star Wars: Episode IX”, të cilën Disney njoftoi së fundmi se do ta shfaqte atë fundjavë.
Filmi do të prodhohet nga Joe Roth dhe Jeff Kirschenbaum së bashku me Susan Downey.
Lexo edhe: Disney publikon datat e premierave për Star Wars: Episode IX, Indiana Jones dhe Frozen 2
Projekti është i bazuar në tregimet e viteve 1920 nga Hugh Lofting, i cili tregon për një mjek të veçantë që mund të flasë me kafshët, duke shmangur pacientët njerëzorë. Data ketij spostimi vjen dy ditë përpara prezantimit të Universal’s CinemaCon, ku studio e prodhimit kinematografik do të paraqesë propozimin e saj të ardhshëm për ekspozimin e profesionistëve të industrisë së filmit në Las Vegas.