Një oficere policie është shkarkuar nga detyra, pasi eprorët e saj i zbuluan një seri videosh provokuese në rrjete sociale, që ajo i publikonte gjatë kryerjes së detyrës.
Policja spanjolle u shkarkua pasi kishte postuar në “Tik Tok” një video ku shfaqej e armatosur, e duke shkuar në një zonë ku ishte raportuar për grabitje.
Ajo shihet në pamje duke mbajtur armën në dorë, e duke buzëqeshur, teksa nxitonin me makinë drejt vendit të grabitjes.
Yolanda Moll, më herët bënte foto gjysmë të zhveshura për revista meshkujsh, para se të provonte karrierën në forcat e rendit.
40-vjeçarja nga Esparreguera, pranë Barcelonës, adhuron të jetë në qendër të vëmendjes dhe ka marrë pjesë në një program spanjoll njohjesh të reja ku konkurruesit duhet të dalin të zhveshur.