Kiara Tito vazhdon të jetë pas Luizit personi më i përmendur nga ky edicion i Big Brother VIP Albania.
Nëse jo për lojën e saj, moderatorja shqiptare është shquar si njëra prej vajzave që asnjëherë nuk ka fyer apo sharë dikë gjatë kësaj loje, derisa brenda shtëpisë ajo ka filluar edhe një lidhje me kryefjalën e këtij sezoni në Big Brother VIP Albania, Luiz Ejllin.
Por, lidhja më këngëtarin shkodran ka bërë që fansat e Luizit jo gjithmonë të jenë dashamirës me Kiarën ku ajo shpesh ka qenë pre e sulmeve të ndryshme jo vetëm nga fansat por edhe nga opinionistët e Big Brother.
Para se të dilte, tashmë konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Bledi Mane kishte folur me fjalë fyese për Kiarën nëpër çdo studio televizive, madje në një video shihet se me këto “fyerje” të cilat ai i cilësonte batuta qeshnin edhe Arbër Hajdari dhe Arbana, por edhe Zhaklinë Lekatari edhe pse kjo e fundit ia kishte tërhequr vërejtjen Bledit që mos të fyente, të cilat janë montuar nga një faqe në TikTok që zakonisht mbështet çiftin brenda në shtëpi, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli.
Në primen e fundit, opinionisti Arbër Hajdari tha së Kiara rihyri në Big Brother VIP Albania për famë dhe se tani “gërhitja e Luizit i është bërë klarinetë”.
Kjo bëri që shumë fansa të fillojnë që ta fyejnë Kiarën në mënyrën më të ulët të mundshëm, madje atë nuk e kursyen me komente fyese edhe në Instagramin e vëllait të saj 14 vjeçar.
Sot, gjatë një emisioni Ftesë në pesë reagoi babai i Kiarës, i cili kërkoi që të ndalet kjo fushatë kundrejt vajzës së tij derisa tha se ajo ka qarë tri ditë me gjërat që ka parë në rrjetet sociale. Ai tha se do të angazhojë avokat italianë që do të përndjek këta opinionist pasi që ishin këto opinione që nxitën turma njerëzish që ta fyejnë vajzën e tij.
“Unë jam i prekur, sepse nuk ka një argument bazë që t’i kundërvihet Kiarës, por merren me veshjen (e bardhë apo e zezë), me kryqin (e ke apo s’e ke), nuk përmenden gjërat pozitive të Kiarës… Sa për sjelljen e Kiarës, kur ndryshon, pse ke ndryshuar, nëse nuk do të ndryshonte, do thoshin kjo kështu ngeli, nuk zë mend”, tha mes të tjerave babai i Kiarës.
Pas kësaj me një postim, të cilin e ka shlyer më vonë, reagoi edhe Arbër Hajdari ku e kishte konsideruar “batutë” dhe lojë thënien që e kishte thënë por që më vonë duket se ai i ra pishman dhe e shleu atë.
Ndërkohë, njerëzit që administrojnë faqen e Kiarës në Instagram filluan sot një fushatë me titull “Unë jam Kiara”, e ku në fund të postimit jepen të kuptohet se ishin komentet e Arbërit dhe opinionistëve të tjerë që shkaktuan këtë situatë.