“Undercover”, seriali bulgar detection është premiera e Premium Action që do të fillojë transmetimin nga sonte 3 shtator, një risi që hap sezonin e ri të platformës italiane Premium Mediaset duke sjell për herë të parë një produksion serial policesk bullgar.
Ngjarjet zhvillohen në Sofje, ku agjenti special Martin Hristov (Ivaylo Zahariev) eshtë i infiltruari i policisë bandën mafioze të bosit Djaro (Mihail Bilalov). Misioni nuk është i lehtë: gjatë aksioneve kriminale policit do i duhet te behet pjese e bandes per te mos u zbuluar, mbi te gjitha, duhet te perballet me terheqjen e forte per Sunny (Irena Miliankova), vajza e bosit.
Seriali, i cili në Bullgari ka arritur në sezonin e 4°, merr shkas nga ngjarjet e kronikës së zezë vendase, nga hetimet e korrupsionit në grabitjet bankare dhe trafikut të drogës, duke riprodhuar një hierarki realiste të bandave mafioze që veprojnë në Bullgari.